Real Madrid e fiton Ligën e Kampionëve

23:00 / E shtunë, 26 Maj 2018

Real Madrid e ka fituar finalen e Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi edhe këtë edicion. Kësaj finale i humbi hijeshia pas lëndimit të Mohamed Salah në minutën e 25’të. Real Madrid fitojë me rezultat 3-1. Për Realin shënuan Benzema dhe Bale, kurse për Liverpoolin Mane

Një ndeshje plot ankth, më shumë polemika, por me një Liverpool pa shpirt pas lëndimit të yllit të tyre Mohamed Salah.

Gjithçka nisi shumë mirë për Liverpoolin, të cilët kishin edhe rastet e tyre të para në këtë ndeshje derisa Liverpool kishte dy tre raste të mira për shënim.

Por, kur po zhvillohej minuta e 25’të e pjesës së parë, një tërheqje paksa e qëllimtë si u duk në fillim e Ramos, e lëndoi Mohamed Salahun e Liverpoolit.

BBC shkroi se Salah do ta humbet Botërorin për Liverpoolin.

 

Reali intensifikojë sulmet në pjesën e parë por nuk arriti që të kalojë në avantazh.

Pjesa e parë përfundojë me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë përsëri ishte Reali që sulmoi, derisa goli erdhi tek në minutën e 51’të nga Benzema, pas një gabim fatal që bëri portieri gjerman Karius.

 

Liverpool kthehet shpejt në lojë pasi që Mane shënon në minutën e 55’të.

Në këtë moment në ndeshje Zidane inkuadron Bale duke e larguar Iscon.

Ky zëvendësim del të jetë i qëlluar pasi që Bale fillimisht shënon supergol në minutën e 64’të, kurse golin e dytë e shënon përsëri në minutën e 83’të edhe pse edhe në këtë gol gisht kishte dorë gabimi i portierit Karius.

 

Me këtë fitore Real Madrid është kampion i Europës për herë të tretë me radhë në Europë. Një sukses ky tepër i madh në këtë garë europiane, edhe pse mund të thuhet se Real Madrid ishte shumë i lodhur në këtë finale dhe lëndimi i Salahut ndryshoi rrjedhën e kësaj ndeshje.

Ky është titulli i 13 i Real Madridit në garën më të madhe europiane. /GazetaExpress/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400