Real Madrid humb dy super yje për ndeshjen me Sevillan (Foto)

14:28 / E mërkure, 11 Janar 2017
Real Madrid nuk do të jetë i kompletuar për duelin ndaj Sevillas në Copa del Rey.
James Rodriguez dhe Isco nuk kanë stërvitur sot me ekipin e Real Madridit.

Andaj, dy mesfushorët nuk pritet të jenë në dispozicion të ekipit për duelin e së enjtes, raportojnë mediat spanjolle.

James ka shfaqur formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe mund të shpresonte për një paraqitje si titullar.

Por, në mungesë të tyre, nga minuta e parë pritet të luajë Marco Asensio.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400