“Reali do të bëjë ofertë për Mohamed Salah”

10:41 / E hëne, 22 Janar 2018

 

​“Për futbollin egjiptian do të ishte fantastike që Salah të luajë për Realin”, thotë numri një i federatës së Egjiptit.
Presidenti i Federatës së Egjiptit, Hany Abo Rida, ka thënë se gjatë verës Real Madridi do të bëjë ofertë për Mohamed Salah pasi e dëshiron në “Santiago Bernabeu” një lojtar të kalibrit të 25 vjeçarit.

Salah u transferua te Liverpooli nga Roma për 34.4 milionë funte verën e kaluar. Ai ka shkëlqyer në Premierligë, duke shënuar 18 gola në 22 ndeshje.

“Real Madrid do të bëjë ofertë për Salah në verë”, u shpreh Rida.

“Salah është duke shikuar që të përmirësojë lojën e tij. Është e qartë se nëse një lojtar egjiptian luan për një klub aq të popullarizuar në botë siç është Real Madridi, do të ishte fantastike për futbollin egjiptian”, shtoi numri një i Federatës së Futbollit të Egjiptit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400