Renditja përfundimtare e Premier League sipas super kompjuterit SAM (Foto)

16:14 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Një titull i pestë për Chelsea, fundi i ecurisë së Arsenal në pozicion që të siguron pjesëmarrjen në Champions League, dhe një fund i hidhur për Swansea, Sunderland dhe Hull.

Ky është verdikti i SAM (Sports Analytics Machine), super kompjuteri i ndërtuar nga Ian McHale, profesor i analitikës në Universitetin e Salford, bashkë me kolegun e tij Dr Tarak Kharrat. Ne pyetëm SAM të parashikojë ecurinë e çdo ndeshje të Premier League nga tani e deri në fund të sezonit më 21 maj. Rezultatet sugjerojnë se Chelsea nuk do ta çojë dëm avantazhin prej pesë pikësh, dhe madje do ta zgjerojë. SAM ka kalkuluar se djemtë e Antonio Conte kanë 64% mundësi ta fitojnë kampionatin.

Blutë i dhanë fund ecurisë fantastike prej 13 fitoreve radhazi teksa Tottenham u mundi javën e kaluar – dhe SAM kalkulon se Spurs do ta përfundojnë kampionatin në vend të dytë, me një pikë më shumë se Liverpool dhe Manchester City. Kjo do të thotë se Arsenal do të përfundonte jashtë katërshes më të mirë që prej 1995/96. Spurs ndodheshin në një pozicion të mirë edhe vitin e kaluar, por rrëshqitën në fund kështu që vendi i dytë do të ishte sezoni më i mirë i tyre në Premier League. Nuk ka lëvizje në fund të tabelës por Leicester, që momentalisht ndodhet në vend të 15-të, pritet të ngjitet pesë pozicione. SAM i jep Hull-it, që është në fund, një probabilitet 97,2% që do të bien nga kategoria.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400