Ribery vazhdon me Bayernin deri më 2019: Jam krenar që vesh këtë fanellë

15:52 / E hëne, 07 Maj 2018

Franck Ribery do ta veshë fanellën e Bayern Munichut për edhe një vit tjetër.

35-vjeçari e ka zgjatur sot kontratën – e cila do t’i skadonte këtë verë – deri më 30 qershor 2019, njofton gjiganti gjerman.

 Ribery luan për Bayernin që prej vitit 2007 dhe këtë sezon u bë kampion i Gjermanisë për herë të tetë.

Anësori francez i ka shënuar 80 gola në 247 ndeshje në Bundesligë, dhe po ashtu e ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2013 dhe po atë vit u shpallë Futbollisti më i mirë Evropian i Vitit.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj edhe një vit tjetër në këtë klub. Për një kohë të gjatë, Munichu është bërë shtëpia ime dhe familjes sime. Jam krenar që do ta vesh fanellën e Bayernit edhe sezonin e ardhshëm”, tha Ribery pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës. /Express/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400