Rike Roçi: Kampioni i Botës më ngacmoi në San Trope, mendova se ishte manjak

23:51 / E hëne, 16 Korrik 2018
Rike Roçi u bë e famshme pasi ishte banore e Big Brother në Top Channel disa sezone më parë, por fama e saj njohu një rritje të madhe teksa ishte një ndër femrat më të bukura në Europianin e 2016-ës.

Ajo ishte pjesë edhe e “Top Arenës” në Top Channel, ku futbolli nuk ishte i vetmi i diskutuar.

Rike Roçi tregoi edhe një kontakt që kishte pasur një vit më parë me futbollistin francez Corentin Tolisso, i cili një ditë më parë u shpall kampion bote.

“Isha në një lokal në San Trope dhe dikush më ngacmoi duke më thënë: “hey my wife!”. Unë thërrita djemtë e sigurisë së lokalit, pasi nuk e njoha djalin. Një ditë më pas e pash në televizor që ai ishte transferuar të Bayern Munchen dhe bëhej fjalë për Tolisso”, tregoi Rike Roçi në “Top Arena”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400