Roma afër transferimit të yllit të Barcelonës

00:47 / E mërkure, 24 Janar 2018

 

Roma është në bisedime me Barcelonën për transferimin e anësorit spanjoll, Aleix Vidal, shkruajnë mediat italiane, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raporteve, diskutimet po bëhen për të arritur një marrëveshje që do të jetë huazim me të drejtë blerje obligative në fund të sezonit prej 10-11 milionë eurosh.

Vidal kishte punuar te Sevilla nën drejtorin aktual të Romës, Monchi, që tash e kërkon te kryeqyteti italian, pasi romakët janë afër shitjes së disa lojtarëve në këtë afat, duke përfshirë Edin Dzekon dhe Emerson Palmierin që do të transferohen te Chelsea

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400