Ronaldo i fiksuar pas Messit, bën shaka me një fëmijë: “Messi është i keq”

21:30 / E diell, 21 Janar 2018

“Messi është i keq”, kështu i thotë Ronaldo në formë shakaje një fëmijës para gjithë lojtarëve të Realit në tunel para ndeshjes me Deportivon.

Cristiano Ronaldo vazhdon të “ngacmohet” për Lionel Messin. Tani këtë e ka bërë një fëmijë para ndeshjes me Deportivon, ku Real Madridi fitoi 7:1.

Në tunel, dëgjohet një fëmijë duke folur dhe që i thotë Ronaldos se është më i miri në botë dhe në atë moment ai e përmend edhe Messin. Duke mos e lënë të flasë shumë, Ronaldo në formë shakaje i thotë të voglit: “I keq”, raporton Gazeta Express.

Fëmija: “Për mua ju jeni më i miri eh? në botë dhe Messi është…”

Ronaldo: “I keq”

Fëmija tjetër: “Më i keqi”.

Ronaldo shënoi dy gola kundër Deportivos, duke quar vetëm në gjashtë numrin e finalizimeve deri më tani këtë edicion në La Liga.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400