“Ronaldo gjithmonë fitues”

23:19 / E enjte, 12 Korrik 2018

Rekordmeni Ronaldo i përshtatet përfekt Juventusit dhe është një makinë që prodhon fitore, kështu thotë miku i tij i skuadrës në klubin e ri.

Joao Cancelo e ka lavdëruar “mentalitetin e fituesit” të Ronaldos pasi që senzacioni portugez kalojë në Juventus nga Real Madridi për 100 milionë euro.

Cancelo – i cili do të jetë në formacion kryesor për Zonjën e Vjetër pasi u transferua këtë verë nga Valencia – beson që 33 vjeçari do ti përshtateët përfekt sistemit të Juves.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua dhe futbollistët që do të luajmë krah një kampioni të madh si Cristiano Ronaldo”, ka thënë ai sot pasi është prezantuar zyrtarisht të enjten.

“Jam i bindur që ai do ta rrit kualitetin e kësaj skuadre dhe do të na ndihmojë ne që të fitojmë”.

“Ai ka mentalitet fituesi dhe ka fituar shumë në karrierën e tij. Në të njëjtën kohë Juventus ka fituar shtatë Scudetto radhazi, kështu që ata përshtaten perfekt”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400