Ronaldo tentoi ta shënojë golin e parë për Juventusin me dorë

13:35 / E diell, 26 Gusht 2018

Cristiano Ronaldo ende është duke e pritur golin e tij të parë me Juventusin.

Portugezi nuk arriti të shënojë gol në ndeshjet kundër Chievos dhe Lazios edhe pse kishte disa tentative për në portën e kundërshtarëve mirëpo pa sukses, transmeton Gazeta Express.

Dje në ndeshjen kundër Lazios, të cilën e fitoi Juventusi me rezultat të pastër 2-0, Cristiano Ronaldo gjatë pjesës së parë ka tentuar që të shënoj me dorë.

Pas një harkimi të Bernardeschit, Ronaldo në fakt e preki topin me dorë por nuk u vërejt nga gjyqtari.

Kundërshtar i radhës për Juventusi është Parma, ku përsëri ish-lojtari i Real Madridit do të mundohet ta gjejë golin e parë me “Zonjën e Vjetër”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400