Rugani me super rrogë te Chelsea

15:31 / E shtunë, 21 Korrik 2018

 

Daniele Rugani ka marrëveshje personale për transferim nga Juventus te Chelsea.

Daniele Rugani është pranë transferimit në Chelsea.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mbrojtësi do të largohet nga Juventus duke vazhduar karrierën në Stamford Bridge.

Chelsea po ashtu i ka ofruar Ruganit rrogë të lartë prej 4.5 milionë euro, për dallim nga 1.5 sa përfiton aktualisht te skuadra kampione nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Por, ende mungon zyrtarizimi i marrëveshjes pasi Juventus kërkon 50 milionë euro për shitjen e tij, 40 si pagesë bazë dhe 10 të tjera në bonuse.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400