Sadiku ofendoi Xhakën gjatë ndeshjes me Turqinë

10:28 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Kombëtarja Shqiptare arriti një fitore me vlera në miqësoren e djeshme ndaj Turqisë duke bërë një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Por, një episod jo shumë i këndshëm ka ndodhur në fundin e pjesës së parë të ndeshjes.

Në një aksion të shpejtë të kuqezinjve Xhaka ka topin në këmbë, ndërsa Sadiku është i lirë. Sulmuesi kërkon topin nga mesfushori, por Xhaka nuk e shikon dhe pason në mënyrë të gabuar në krahun tjetër, shkruan Panorama.

Sadikun e kap kamera fillimisht duke i kërkuar llogari Xhakës pse nuk i pasoi duke qenë se ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar. Më pas kamera e kap sulmuesin duke ofenduar me një fjalor të rëndë. Por, gjithsesi nuk dihet nëse ajo sharje ka qenë në adresë të mesfushorit, i cili i ngriti dorën duke i kërkuar ndjesë, apo i drejtohej dikujt tjetër.
Në këto momente Shqipëria ishte në avantazhin e dy golave dhe një tjetër rrjetë do të sillte më shumë qetësi në kampin kuqezi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400