Schweinsteiger tallet me Italinë, Materazzi e fundos

23:21 / E diell, 17 Qershor 2018

Bastian Schweinsteiger nuk ka zgjedhur momentin e duhur për t’u tallur me rivalët.
Mesfushori gjerman, kampion bote me Gjermaninë në 2014-ën, është tallur me Italinë në jë intervistë të dhënë për një televizion amerikan.

“Parashikimi im për Botërorin? Është e vështirë, por mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse të mira. Po bëj shaka, natyrisht”.

Ka qenë e menjëhershme përgjigjja e Marco Materazzi, një nga protagonistët e Italisë në Gjermani 2006-të, ka shkruar në Instagram:

“Jemi favoritë si ti në Dortmund, në 2006-ën! E mban mend kur më hëngre picën?”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400