Selektori i Kroacisë zbulon një ngjarje të çuditshme nga dueli me Anglinë

09:51 / E enjte, 12 Korrik 2018
Trajneri Dalic u shpreh pas ndeshjes, se dëshironte të kryente zëvendësime, por dëshira e madhe e lojtarëve i solli telashe.

Kroacia bëri historinë një natë më parë duke siguruar finalen e Kampionatit Botëror pasi një triumfi 2-1 në shtesë ndaj Anglisë.

Ajo që ra në sy te skuadra ballkanase ishte se deri në përfundim të kohës së rregullt nuk kishte kryer asnjë zëvendësim.

Trajneri Dalic u shpreh pas ndeshjes, se dëshironte të kryente zëvendësime, por dëshira e madhe e lojtarëve që kishin nisur ndeshjen e bëri atë të mos zëvendësonte asnjë prej tyre deri në minutën e 90, transmeton “TCH”.

“Ajo që bënë lojtarët tanë treguan forcë dhe nivel energjie. Desha të bëja zëvendësime, por askush nuk donte të dilte. Të gjithë vazhdonin të thoshin: ‘Mund të luaj, mund të vrapoj’. Disa lojtarë luajtën me lëndime të vogla, me të cilat nuk do të luanin në ndeshjet tjera. Dy lojtarë luajtën me gjysmë këmbe, por kjo nuk u vërejt!”, u shpreh pas ndeshjes trajneri.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400