Sevilla eliminon Unitedin e Mourinhos nga Liga e Kampionëve

22:41 / E martë, 13 Mars 2018

 

Sevilla ka shënuar fitore 1:2 në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit, për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

Skuadra spanjolle, Sevilla ka bërë befasinë më të madhe në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Unitedin.

Skuadra e Mourinhos kishte arritur të barazonte 0:0 në udhëtim, por u mposht në stadimin e vet 1:2 nga spanjollët.

Të dy golat për mysafirët i shënoi ben Yedder, ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Romelu Lukaku, që nuk ishte i mjaftueshëm.

Sevilla kështu bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Juventusit dhe Romës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400