Sevilla i thotë jo Arsenalit për mesfushorin Nzonzi

23:13 / E mërkure, 01 Gusht 2018

Iniciativës se Arsenalit për të nënshkruar me mesfushorin e Sevilles, Stephen Nzonzi, siç duket i ka ardhur fundi.

Kjo për faktin se shefi i klubit të Sevilles, Jose Castro, u shpreh se duan të mbajnë në radhët e veta mesfushorin francez.

” Ai është lojtari ynë”, tha Castro.

Castro deklaroi se në kryesinë e klubit të tij nuk ka ardhur asnjë ofertë për Nzonzin.

Trajneri aktual i Arsenalit, Unai Emery, sa ishte te Sevilla e kishte stërvitur mesfushorin 29 vjeçar.

Nzonzi ka 3 vite që luan te Sevilla. Ai këtë sezon me kombëtaren e tij Francën e fituan Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, transmeton Klan Kosova.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400