Shaqiri nuk komenton “shqiponjën”: E patë se çfarë bëra

09:58 / E shtunë, 23 Qershor 2018

Pas fitores 2-1 ndaj Serbisë, Shaqiri nuk ka dashur të komentojë festën e tij me simbolin e “shqiponjës”, ndërsa ka thënë se e panë të gjithë se çfarë bëri në fushën e lojës.

“Nuk dua të flas për këtë sepse në futboll ka gjithmonë emocione. Ju e patë çfarë bëra dhe mund të them se janë vetëm emocione. Por jam shumë i lumtur që e shënova këtë gol”, tha Shaqiri.

Më tej në intervistë, ai thotë se gjithçka është puna e disa viteve me skuadrën e Zvicrës. “Kemi disa vite që kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe të njëjtën gjë kemi bërë edhe sot në fushë. Ata ishin 1-0, por megjithatë ne arritën t’i përmbysnim. Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha”, tha Shaqiri.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Xhaka, ndërsa të dytin e shënoi pikërisht Shaqiri.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400