Shaqiri zbulon sekretin e golit të “çmendur” në debutim

12:58 / E diell, 29 Korrik 2018
Xherdan Shaqiri ka folur pas golit të jashtëzakonshëm ndaj Manchester Unitedit.

Kosovari deklaroi që gola të tillë bën shpesh në stërvitje.

Gjithsesi, ai është shumë i lumtur që është pjesë e Liverpoolit.

“Është një ditë e mrekullueshme për mua. Ky është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, tha fillimisht Shaqiri për LFCTV.

“Unë gjithmonë shënoj kësi gola në stërvitje pasi më pëlqen të gjuaj kështu. Është një gol i mrekullueshëm, por më mahnitëse e bën gjëja që luaj për këtë klub. Jam shumë i lumtur”.

“Krejt çfarë dua është të tregojë lojën time, të luaj futbollin që di. Kam shumë përvojë dhe dëshiroj ta ndihmoj këtë ekip të shkojë përpara. Jam me të vërtetë i lumtur për golin që gëzoi tifozët”, shtoi Shaqa.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400