Shau gjyqtarin, ish-lojtari i Interit rrezikon 2 vite burg

11:24 / E mërkure, 14 Mars 2018


Telashe për ish-futbollistin turk të Interit, Caner Erkin. I ardhur në verën e vitit 2016 te skuadra zikaltër, ai u dha në formë huazimi te Beshiktashi, pasi nuk bindi trajnerin Mancini gjatë ndeshjeve miqësore.

Por tashmë ai rrezikon deri në 2 vite burg, pasi ka sharë rëndë gjyqtarin e ndeshjes në momentin kur është ndëshkuar nga ky i fundit me kartonin e verdhë. Episodi ka ndodhur në ndeshjen e 23 tetorit të vitit të kaluar midis Beshiktashit dhe Basaksehir.

Caner Erkin gjate prezantimit me fanellen e Interit

Akuza ndaj Erkin është se ka sharë dhe fyer me fjalë të rënda një funksionar shteti që ndodhej në fushë për të mbajtur rregullin publik. Sipas mediave turke, Erkin do të dalë gjatë ditëve të ardhshme para një gjykatësi, që më pas do të japë edhe vendimin. Lojtari i Beshiktashit ka mohuar gjithnjë faktin se ai ka përdorur fjalë fyese karshi gjyqtarit, por pavarësisht kësaj Erkin rrezikon të kalojë 2 vite pas hekurave, në burgjet turke.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400