Shkrimi emocionues i Locatellit në Instagram pas largimit nga Milani

08:56 / E martë, 14 Gusht 2018

Manuel Locatelli e ka falënderuar Milanin pas huazimit te Sassuolo me obligim blerjeje.

Mesfushori 20-vjeçar iu bashkua zyrtarisht Sassuolos dhe e ka bërë një postim emocionues drejtuar Milanit.

“Faleminderit, nuk mendoj se ka një mënyrë tjetër për ta filluar këtë postim”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që ishin të afërt me mua, duke nisur nga punonjësit në Vismara deri tek ata në Milanello, shoferët që më kanë vozitur përreth kur nuk kisha leje vozitjeje…”.

“Stafin në Milanello që më ka mbështetur dhe ka qëndruar me mua në çastet kur më është dashur; fizioterapistët, mjekët, trajnerët e fitnesit, njerëzit në kuzhinë”.

“Faleminderit gjithë tifozëve që kanë festuar dhe më kanë brohoritur, faleminderit të gjithë trajnerëve që ma kanë dhënë ndihmën më të mirë për t’u përmirësuar”.

“Faleminderit bashkëlojtarëve të mi, që nga debutimi në ekipin B deri te ekipi A. Një falënderim i veçantë për presidentin Berlusconi dhe drejtorin Galliani”.

“Dhe natyrisht, faleminderit familjes sime, të dashurës sime dhe miqve të mi që më kanë shoqëruar dhe do të më mbështesin gjithmonë në këtë aventurën time të re”, ka thënë Locatelli, transmeton Gazeta Express.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400