Simeone synon trofeun e Europa League, nga tribunat e Lyonit

10:07 / E mërkure, 16 Maj 2018

Diego Simeone nuk do të jetë në bankinën e Atletico Madridit për finalen e Europa League ndaj Olympique Marseille.

 Finalen e Lyonit do ta shikojë nga tribuna, por kjo nuk e shqetëson aspak Diego Simeonen, që është i pezulluar me 4 takime nga UEFA. Trajneri i Atleticos së Madridit është i bindur për mundësinë që ka skuadra e tij, për t’u rikthyer te triumfi në Europë, ndërsa shpreh besim të madh edhe te Burgos, që do të drejtojë madrilenët nga pankina.

“Jam i qetë, sepse Burgos di të drejtojë si duhet skuadrën. Ndaj Marseilles do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse luajmë të bashkuar që nga minuta e parë, jam i bindur që do t’ia dalim. Natyrisht që më trishton fakti që nuk mund të jem pranë skuadrës, por ndaj Arsenalit e pashë që ata mund të bëjnë edhe pa mua”, deklaroi Simeone.

Atletico e Madridit triumfoi në Europa Leaguen e vitit 2012 dhe që prej atij momenti skuadra erdhi në rritje, duke diskutuar dy finale Championsi dhe madje fituar edhe trofe në Spanjë.

“Pikërisht nga ai triumf në vitin 2012 nisi një epokë e re dhe rezultative për Atleticon. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Gjithsesi me kalimin e kohës emocionet rriten, por i kam parë lojtarët të karikaur dhe me dëshirë për të sjellë këtë trofe në Madrid”, u shpreh trajneri i Atleticos së Madridit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400