Skuadra e fundit në Serie A e mposht Milanin

22:41 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

Skuadra e fundit në renditjen e kampionatit italian Benevento e ka mposhtur Milanin midis “San Siros” të shtunën mbrëma, duke ia humbur shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Milani ishte nikoqir i Beneventos dhe u mposht 1-0 duke pësuar kështu humbjen e dytë nga kjo skuadër këtë kampionat, raporton Gazeta Express.

Humbja e sotme madje ia rrezikon edhe vendin e gjashtë skuadrës së Gennaro Gattusos, i cili dërgon në Evropa Ligë.

Golin e vetëm dhe të fitores për Beneventon e realizoi Iemmello në minutën e 29-të.

Përkundër një domini të dukshëm, Milani dështoi të shënonte qoftë edhe një gol në këtë ndeshje dhe tani mbetet në vendin e gjashtë në ligën elitare italiane me 54 pikë, 10 më pak se vendi i katërt, Lazio dhe dy më shumë se vendi i shtatë, Atalanta.

Milani ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se dy skuadrat e lartëpërmendura.

Ndërkohë, Benevento renditen e fundit në tabelë me 17 pikë, 12 më pak se Spal, në vendin e 17-të dhe me asnjë gjasë për mbijetesë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400