Skuadra e madhe italiane dëshiron transferimin e Granit Xhakës

18:05 / E shtunë, 04 Gusht 2018

Granit Xhaka e ka mundësinë për të provuar veten në Serie A. Mediat italiane raportojnë se Roma ka hyrë fuqishëm në garë për mesfushorin kosovar.

Drejtori i skuadrës nga kryeqyteti italian, Monchi, e ka kontaktuar agjentin e reprezentuesit zviceran.

Monchi thuhet se ka marrë informacione se Xhaka nuk është në planet e Emeryt dhe për këtë po tenton ta bindë që të bashkohet me Romën.

Xhaka do të ishte te Roma si zëvendësim i Nainngolanit, i cili është bashkuar me Interin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400