Skuadra e njohur spanjolle shkarkon trajnerin

00:26 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

Quique Sanchez Flores nuk është më trajneri i Espanyol. Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalanas që njëkohësisht ka shkarkuar edhe drejtorin sportiv Jardi Lardin.

Deri në fund të sezonit ekipit do të drejtohet nga David Gallego, i cili ka qenë ndihmësi i Flores gjatë këtij sezoni.

Fatale për fatet e Flores kanë qenë pesë ndeshjet e fundit ku skuadra e tij ka humbur katër dhe ka barazuar një, teksa nuk shënon në La Liga prej rreth 500 minutash.

Espanyol renditet në vendin e 16-të, me 36 pikë, pesë javë para fundit, 8 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Përpara se të merrte drejtimin e Espanyol në vitin 2016, Flores kishte drejtuar Getafe, Valencia, Benfica, Atletico Madrid, Al Alhi, Al Ain dhe Watford.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400