Chelsea merr vendim për të ardhmen e Kantes

09:59 / E enjte, 12 Korrik 2018

Chelsea janë duke përgatitur një kontratë të re për mesfushorin e tyre, N’Golo Kante, kanë raportuar mediata angleze.

Kante kishte shkëlqyer me Leicestr Cityn në stinorin 2015/16 ku edhe e fituan Premier Ligën. Pas kësaj ai kaloi në Chelsea ku është bërë një lojtar i pazëvendësueshëm për klubin londinez, transmeton Gazeta Express.

Spekulimet gjatë kësaj vere kanë qarkulluar për një interesim për mesfushorin francez nga Juventusi, PSG dhe Bracelona, dhe interesimi nga këto skuadra e ka alarmuar Chelsean duke e shtyrë që ta përgatisë një kontratë të re për Kanten.

Kontrata e re për Kanten pritet të jetë me një pagë prej 12 milionë eurosh për stinor.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400