Spiegel zbulon prapaskenën: Reali ofroi 250 milionë për Messin para se ta blinte Gareth Bale

01:15 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Real Madridi kishte shprehur interesim për ta blerë Lionel Messin disa herë gjatë karrierës, por asnjëherë presioni nuk ishte më i fortë se sa në verën e vitit 2013, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta gjermane Der Spiegel ka zbuluar se si Florentino Perez e kishte informuar familjen e argjentinasit se Reali po bënte gati 250 milionë euro për ta thyer kontratën e tij me Barcelonën dhe për ta sjellë gjeniun në Bernabeu.

Pak javë para se të nënshkruanin me Gareth Bale, Reali mendoi që e gjeti shansin ideal për ta blerë, më në fund, Lionel Messin. Arsyeja ishte që familja e Messit ishte në telashe me institucionet spanjolle për shkak të shmangies së taksave, dhe Perez i kishte premtuar babait të lojtarit, Jorge Messi, që në rast transferimi te Reali, këto probleme me ligjin do të ‘zhdukeshin’, sepse madrilenët do të bënin presion te Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, që procesi ndaj Messit të hidhej poshtë.

Reali përgatiti pagë vjetore prej 23 milionë eurosh në vit për argjentinasin dhe premtimi ishte që kontrata të nënshkruhej në një avion privat ku të donte familja e Messit, në prani të avokatit dhe drejtuesve më të lartë të klubit nga Madridi.

Plani dështoi pasi Messi refuzoi të largohej dhe më pas Reali bleu Gareth Bale nga Tottenham për 101 milionë euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400