Stadiumi “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e parë

18:26 / E shtunë, 11 Gusht 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin kanë vizituar stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” për të parë nga afër përgatitjet e fundit që po bëhen për ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës që do të zhvillohet të hënën me 13 gusht.

“Të hënën do të jetë testi kryesor për federatën, për neve si komunitet të dëshmojmë se mund të zhvillojmë lojë të karakterit ndërkombëtar. Kjo lojë do të trajtohet gati si lojë ndërkombëtare, pasi që në shtator na presin lojërat e para të përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë, më saktë, me Maltën më 10 shtator”, ka deklaruar Ahmeti.

“Të hënën presim një spektakël, dhe u bëj ftesë tifozëve që të vijnë në numër sa më të madh, ta mbushin këtë stadium qysh i ka hije, jo vetëm për shkak të lojës dhe stadiumit, por edhe t’ia japim një nderim Fadil Vokrrit pasi që është hera e parë që luhet një lojë në stadiumin që tashmë e mban emrin e tij”.

Ndërsa Agim Ademi ka falënderuar Ahmetin për iniciativën që stadiumi ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe Kuvendin Komunal për marrjen e këtij vendimi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400