Statistikat skandaloze të Messit: më pak pasime sesa portieri Caballero

12:11 / E premte, 22 Qershor 2018
Lionel Messi goditi vetëm një herë në portë dhe u përpoq të driblonte 9 herë.

Pas humbjes së Argjentinës që pothuajse e ka nxjerrë jashtë Botërorit, kritikat janë drejtuar nga Leo Messi.

Ylli i Barcelonës zhvilloi një ndeshje nën mesatare ndaj Kroacisë dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. Gjatë gjithë ndeshjes, Messi dha vetëm 31 pasime, më pak madje edhe sesa portieri Caballero, i cili pasoi 36 herë. Edhe mbrojtësat Mercado (49), Otamendi (72) dhe Tagliafico (84) pasuan më shumë sesa numri 10 i Argjentinës.

Messi goditi vetëm një herë në portë dhe u përpoq të driblonte 9 herë.

Gjithashtu, përshkoi 7,6 kilometra në fushë, kur mesatarja e skuadrës ishte 9. Por, bie në sy se 84% të këtyre kilometrave Messi i ka bërë duke ecur dhe ka realizuar vetëm 29 vrapime, transmeton “TCH”.

Statistikat tregojnë se Messi ishte krejtësisht apatik

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400