Strakosha “i lumtur” në Lazio

20:07 / E hëne, 18 Qershor 2018

Thomas Strakosha, që është target i Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit, ka mohuar nëpërmes babait të tij se “ai është i lumtur në Lazio dhe klubi do të vendos për të ardhmen e tij.

Shqiptari, 23 vjeçar, tashmë konsiderohet si një portier veteran në Serie A dhe është përfolur si target i shumë skuadrave të njohura europiane.

Babai i tij, legjenda e Shqipërisë Foto Strakosha ka folur për këto thashetheme në një intervistë për Panorama Sport.

“Nuk kam shumë komente për të bërë për këtë. Ai është i lumtur në Lazio. Klubi do të vendos për të ardhmen e tij”.

Raportohet se çmimi i Strakoshës është rritur nga Lazio dhe tani ai kushton 40 milionë euro, jo 30’të sikurse ishte përfolur më parë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400