Suarez më i mirë se Messi, shënoi golin e 100 për Barcën (Foto)

11:05 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Luis Suarez mbrëmë arriti më në fund të shënonte golin e 100 me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi uruguaian e arriti mbrëmë këtë shifër në ndeshjen e Kupës së Mbretit, kundër Athletic Bilbao.

Ai ka tashmë 100 gola në 120 ndeshje me skuadrën katalanase, me një mesatare finalizimi prej 0.83 gola për ndeshje. Luis Suarez shënoi 25 gola në sezonin 2014-2015, në të cilën luajti vetëm 43 ndeshje për shkak të sanksioneve të FIFA-s kundër tij.

Sezoni 2015-2016 ishte i pari i plotë me katalanasit. Suarez shënoi 59 golash në 53 ndeshje. Numra që flasin vet për klasin që ka ky futbollist.

Në këtë drejtim ju kujtojmë se Leo Messit iu deshën 188 ndeshje për të rrumbullakosur 100 gola me Barcelonën.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400