Tare rrëmben një tjetër shqiptar te Lazio, Riza Durmishin

16:10 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Një tjetër shqiptar pritet të bëhet së shpejti një lojtar i Lazios në Serinë A. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ka arritur marrëveshjen me Betis Sevillan për kartonin e Riza Durmishit, që do t’u kushtojë arkave të skuadrës së kryeqytetit italian 7 milionë euro.

Mbeten për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla me mbrojtësin shqiptar, përfaqëson Danimarkën në rang kombëtaresh.

Durmishi konsiderohet një lojtar polivalent, mund të luaj në mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor me rreshtimin me 5 në mesfushë.

Për trajnerin Simone Inzaghin është alternativë përfekte për boshnjakun Senad Lulic. Sezonin që u mbyll është aktkvizuar në 24 ndeshje të La Ligas, duke shënuar dy gola dhe dhënë 3 asiste.

Në analizën që i bëjnë mediat italiane shkruhet se futbollisti lë pak për të dëshiruar sa i përket staturës, sepse është vetëm 163 centimetra i gjatë, por është një lojtar i shpejtë dhe rezistent.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400