Toni Kroos: Duhet të luftojmë për top 4-she për ta siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve

22:16 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Mesfushori gjerman Toni Kroos ka thënë se tani synim i Real Madridit duhet të jetë kualifikimi në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori magjik i Real Madridit foli për beIN Sports USA pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Villarrealit të shtunën në “Santiago Bernabeu”, dhe tha se Reali duhet tani të përqendrohet në sigurimin e kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton Express.

Pas kësaj humbjeje, Reali mbetet në vendin e katërt në tabelë me 31 pikë, një më shumë se Villarreali në pozitën e pestë, por një ndeshje më pak të zhvilluar dhe 16 pikë më pak se lideri Barcelona.

“Së pari, duke marrë parasysh pozitën tonë, duhet të kualifikohemi për Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mendoj se synimi për pjesën e mbetur të sezonit duhet të jetë ky, pasi 16 pikë janë shumë dhe nuk mund të mendojmë për këtë tani [titullin]. Nga ky moment Reali duhet të siguroi klasifikimin në top katërshe”, ka thënë Kroos.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400