Tottenhami po e përfundon super stadiumin, Prishtina s’po mundet (Foto)

11:19 / E enjte, 19 Prill 2018


Punimet për rikonstruksionin e stadiumit të Prishtinës janë duke ecur me hapa të “breshkës”.

I filluar në vitin 2016 dhe i planifikuar të përfundoj për një afat rreth 14 muajsh, shtëpia e ardhshme e Përfaqësueses së Kosovës mund të mos përfundoj edhe në qershor.

Një stadium i vogël me një kapacitet prej 17.000 ulëseve me një kosto prej 3.8 milionë euro do të kryhej sa “hap e mbyll” sytë në Londër aty ku po ndërtohet stadiumi modern i Tottenhamit.

Skuadra e Premierligës prezantoi projektin në janar të vitit të kaluar dhe filloi punimet në muajin prill.

Në një kapacitet prej 62.000 vendesh dhe me një kosto prej rreth 1 miliard funtash, Spurs do të luajnë në shtëpinë e re që në sezonin e ardhshëm.

Vetëm 16 muaj punime dhe një sezon lojë në Wembley janë dashur që stadiumi i ri i Tottenham të jetë i gatshëm për tu zhvilluar ndeshjet.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400