Toure vazhdon hakmarrjen ndaj City: As Silva as De Bruyne s’janë në ekipin e tij të Botërorit

21:35 / E martë, 12 Qershor 2018

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka zgjedhur lojtarët më të mirë, në pozita të ndryshme për Botërorin në Rusi

Para se të fillojë kjo ngjarje, ish mesfushori i Manchester City Yaya Toure ka zgjedhur 11 lojtarë me të mirë për Rusi.

Yjet e City, David Silv, Kevin De Bryune nuk janë zgjedhur nga Yaya, përderisa ai ka zgjedhur dy mbrojtësit e krahut të City për formacionin e tij, Kyle Walker dhe Bernard Mendy.

“Është një emër befasues, Kyle Walker – ai ende nuk është shumë i njohur por besojë që do të jetë një ndër më të mirët në Botëror”, ka thënë Toure për France Footbal, për zgjedhjen e mbrojtësit anglez të krahut.

“Nuk kam parë asnjë lojtarë të tillë kaq të shpejt! Ai shkon shumë shpejt përpara”.

Pavarësisht se ka luajtur shumë pak këtë sezon me Cityn për shkak të lëndimeve, Mendy de aftësitë e tij e fascionojnë Touren. 

Ai ka zgjedhur 4-2-4, kurse këta janë lojtarët e tjerë që ai ka zgjedhur për formacionin më të mirë në Botëror:

11’ja më  e mirë e Toure: David De Gea, Kyle Walker, Sergio Ramos, Raphael Varane, Bernard Mendy, Casemiro, Luka Modric, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Sergio Aguero, Lionel Messi

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400