Trajneri shqiptar merr drejtimin e Galatasaray-it

23:14 / E premte, 12 Janar 2018

 

Trajneri shqiptar nga Shkupi, Oktay Mahmuti do të drejtojë klubin basketbollistik të Galatasaray Odeabank, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim publikuar nga ueb faqja e klubit kuq e verdhë, theksohet se është arritur marrëveshje 1.5 vjeçare me trajnerin Mahmuti.

Trajneri me përvojë, i cili ka lindur më 6 mars 1968 edhe më parë kishte drejtuar Galatasaray-in, mes viteve 2010 dhe 2012.

Ai pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Anadolu Efes, ku në sezonin 1992-1993 e mori detyrën ndihmës trajner, ndërsa ishte pjesë e stafit që fitoi kupën Koraç në vitin 1996.

Që nga sezoni 2000-2001 ai filloi të drejtoj Anadolu Efes si trajner, ku arriti të fitojë 4 kampionate në ligën e Turqisë.

Në sezonin 2007-2008 arriti marrëveshje me klubin italian Benetton Treviso, ndërsa në vitin 2010 kaloi në Galatasaray. Mahmuti më pas drejtoi sërish Anadolu Efes dhe Darüşşafaka

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400