Trofeu i Europa League vidhet në Meksikë

20:42 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

 

Diçka e pabesueshme ndodhi në Meksikë: trofeu i Europa League, që ishte pjesë e një turi promocional në këtë vend, u vodh teksa ishte në një furgon në Guanajauto, lajm që u publikua nga mediat vendase.

Për fatin e mirë, zhdukja e trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian nuk zgjati shumë, pasi shpejt autoritetet meksikane bënë të ditur rigjetjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Trofeu i Europa League, që është dizenjuar nga një laborator italian, është 65 cm i lartë, 33 cm i gjerë dhe ka një thellësi prej 23 cm. Trofeu që peshon 15 kg është i punuar me argjend dhe ka një piedestal të mermertë.

Eropa League ka arritur në fazën gjysmëfinale të saj, ku Arsenal-Atletico Madrid dhe Salzburg-Olympique Marseille do të luftojnë për një vend në finale, që do të luhet në datën 16 maj, në Lion.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400