UEFA i del në krah arbitrit anglez, dënon fyerjet ndaj tij

23:57 / E hëne, 16 Prill 2018

 

UEFA i ka quajtur kërcënimet dhe polemikat në drejtim të Michael Oliver të Anglisë të papranueshme dhe të dënueshme.

Sipas UEFA, Michael Oliver dhe gruaja e tij kanë qenë vazhdimisht të ofenduar dhe të fyer pas vendimit të tij që ai të akordoi penallti për Real Madridin në Santiago Bernabeu, të mërkurën e kaluar.

“UEFA fuqishëm dënon këtë abuzim që i është bërë dhe po i bëhet Michael Oliverit dhe gruas së tij”, ka thënë një zëdhënës për media i UEFA’s.

“Ne jemi në kontakt me ta për ta ofruar mbështetjen tonë dhe ne besojmë në autoritetet relavante që të marrin vendime kundër këtyre individëve të cilët fyejnë arbitrin anglez me gjuhë të ndryrë si brenda ashtu edhe jashtë rrjeteve sociale”.

Oliver është kthyer përsëri në zanatin e arbitrimit ku sonte referoi në ndeshjen West Ham – Stoke City në Premier Ligë, pasi kishte qenë zyrtar i katër i ndeshjes të së Huddersfield Town që të shtunën e zhvilloi kundër Watfordit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400