“UFO-t erdhën për Kupën e Botës!”

23:27 / E diell, 17 Qershor 2018

Një objekt i çuditshëm është filmuar së fundmi mbi Nizhny Novgorod të Rusisë, aty ku Anglia do të luajë më 24 qershor ndeshjen e saj të dytë në Botëror.

Pas publikimit të një video nga një qytetare ruse, të shumta kanë qenë komentet, ku disa prej tyre shkruanin se bëhej fjalë për një objekt jashtëtokësor.

“UFO-t erdhën për Kupën e Botës”, shkroi një person, raporton tch.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve ruse, të cilat kanë pasur një shpjegim shumë më te besueshëm, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për lëshimin e një rakete me satelitin Glonass-M, i cili ishte nisur me sukses nga Moska në orën 12:45 minuta të së dielës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400