United në bisedime të avancuara me Bale

15:59 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Manchester United është në ‘negociata të avancuara’ për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre për të mos pasur edhe një sezon zhgënjyes sikurse i fundit.

Kështu, drejtuesit e klubit dhe trajneri Jose Mourinho synojnë transferimin e yllit uellsian, Bale.

 Sipas mediumit Manchester Evening News, Bale është një objektiv parësor i transferimeve për Djajtë e Kuq për verën e dytë të njëpasnjëshme.

Raporti thekson se një marrëveshje mund të arrihet përfundimisht midis klubeve, por Bale do të ketë fjalën përfundimtare nëse ai do të shkojë në Old Trafford.

Më parë këtë javë, agjenti i Bale, Jonathan Barnett citohet të ketë thënë për ESPN FC: “Gareth do të flasë me trajnerin e Real Madridit (Julen Lopetegui) dhe do të shikojë çfarë të bëjë”

28-vjeçari është nën kontratë me kampionët evropianë deri në vitin 2022, por përballet me konkurrencë për një vend me spanjollët Isco dhe Marco Asensio.

Cristiano Ronaldo tashmë e ka lënë Madridin këtë verë, ashtu siç ka bërë para disa muajsh edhe trajneri Zinedine Zidane, duke filluar epokën e ndryshimeve te Los Blancos.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400