United tregon çmimin për Martialin

15:54 / E hëne, 07 Maj 2018

80 milionë euro dhe kartonin e Willianit, kaq dëshiron United për Martialin.

U raportua për një tjetër çmim gjatë ditës së djeshme, por burime të Daily Star pran Manchester United kanë bërë të ditur se “Djajtë e Kuq” nuk do të heqin lehtë dorë nga Martiali.

Sipas Daily Star, Unitedi ia ka bërë me dije Chelseat se nëse e duan Martialin, duhet të paguajnë 80 milionë euro si dhe të ofrojnë kartonin e Willianit.

Francezi nuk po kalon një sezon të mirë nën urdhëratë e Jose Mourinhos dhe është duke e konsideruar largimin nga “Old Trafford”, për të cilin interesohet edhe Juventusi.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400