Uou, Zidane vendos që Ronaldo të mos luajë sërish!

16:36 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Zinedine Zidane ka vendosur që Cristiano Ronaldo dhe Luca Modric nesër të mos luajnë në ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla-s në Kupën e Mbretit.

Portugezi mungoi edhe në përballjen e parë të fazës së tetësheve dhe Real Madrid fitoi 3-0 në “Santiago Bernabeu”. Më pas kampioni i trefishtë i Evropës u rikthye në 11-shin titullar të madrilenëve në fitoren 5-0 ndaj Granada-s në fundjavë, për t’u lënë sërish jashtë listës së skuadrës. Kjo ndodh rraaaaaaallë!

Modric, ndërkohë, ka luajtur për 90 minuta të plota në dy ndeshjet e para të “Galaktikëve” në vitin 2017, por Zidane mendon se kroati nuk është i domosdoshëm për 90-minutëshin tjetër në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Kryeqytetasit nuk do të kenë gati as mesfushorin James Rodriguez. Kolumbiani shënoi dy gola në ndeshjen e parë, por kësaj here nuk mund të luajë për shkak dëmtimi (pikërisht kur po rikthehej si protagonist).

“James ka sërish dhimbje në kofshë dhe nuk duam të rrezikojmë”, – shpjegoi sot Zidane. “Mendoj se është vetëm diçka e vogël, por ne jemi gjithmonë të kujdesshëm. Kemi ende plot ndeshje për të luajtur. Do të shohim se ç’do të ndodhë me të”, – shtoi tekniku francez. Isco gjithashtu nuk do të udhëtojë në Sevilla për shkak të një problemi të vogël, por lajmi i mirë është se do të rikthehen Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Mateo Kovacic.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400