Valon Behrami flet pas largimit nga helvetikët thotë se vendimi ishte politik

09:27 / E martë, 07 Gusht 2018


Mesfushori defansiv e ka cilësuar si “politik” vendimin për largimin e tij nga përfaqësuesja helvetike, ndërsa trajneri Vladimir Petkoviq ka thënë se vendimi ishte sportiv.

Valon Behrami është përjashtuar nga përfaqësuesja e Zvicrës, ndërsa thotë se vendimi për këtë gjë ishte i natyrës krejtësisht politike.

Për Radiotelevizionin e Zvicrës(RSI) ai ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarja dhe çfarë ka bërë pasi e ka marrë vesh.

“Të parin e kam thirrur Granit Xhakën në telefon për t’i treguar për vendimin. I kam thënë se do të jesh lider i ekipit dhe ai më tha se do të ndjek shembullin tim”.

“Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë”.

Mesfushori ka theksuar se Xhaka dhe Shaqiri kanë pasur arsye jo të vogël për ta lëshuar përfaqësuesen zvicerane, ndërsa ai ka ndikuar që ata të mos e bëjnë këtë gjë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400