Valverde për Messin: Ai është futbollisti më inteligjent

08:24 / E mërkure, 20 Shtator 2017

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka lavdëruar Lionel Messin, i cili shënoi katër gola në fitoren e katalunasve 6 me 1 kundër Eibar.

Performanca e Messit e la pa fjalë Valverde, i cili pas ndeshjes ka folur fjalë tejet të mira për yllin argjentinas.

“Ai është lojtari më inteligjent që kam parë ndonjëherë në një fushë futbolli. Ju nuk e dini se si, por ai është i jashtëzakonshëm. Eibar ishte skuadër e rrezikshme, nuk flet rezultati”, ka thënë Valverde.

Dy golat tjerë për ekipin e Barcelonës i shënuan, Denis Suarez dhe Paulinho.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400