Vazhdojnë bisedimet mes Interit dhe Bayernit për mesfushorin kilian

13:31 / E hëne, 30 Korrik 2018

Interit është duke i vazhduar bisedimet me Bayern Munichun, në përpjekje për të arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Arturo Vidal. Zikaltrit kërkojnë se klubi gjerman ta ulë çmimin për kilianin.

 

Gjiganti italian e ka bërë kilianin, dikur lojtar i Juventusit, synimin e madh të radhës në tregun e transferimeve në afatin kalimtar veror, transmeton Gazeta Express.

Corriere dello Sport raporton se mesfushori do të ishte i lumtur sikur të kthehej në Serie A, me kampionin e Bundesligës që është i gatshëm ta lërë të largohet.

Megjithatë, Interi këmbëngul që Bayerni ta ulë çmimin prej 30 milionë eurove sa i kërkon për Vidalin.

Vidal, i cili ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin e tij, do të mbetet lojtar i lirë verën e kaluar nëse nuk e nënshkruan marrëveshje të re.

Negociatat mes klubeve vazhdojnë, me Interin që beson se do të arrihet marrëveshja e pritur.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400