“Verratti duhet të rritet”, PSG nuk e konsideron më të paprekshëm

10:58 / E mërkure, 14 Mars 2018


Verratti nën “xhamin zmadhues”. Italiani është kryqëzuar pas daljes me karton të kuq në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Champions-it, kundër Real Madridit, i cili e la praktikisht ekipin e tij pa aftësi reagimi.

Sot, të mërkurën, PSG-ja luan një ndeshje të Ligue 1 kundër Angers dhe transalpini ndërkombëtar është subjekt i faqes së parë të “L’Équipe”. “Verratti duhet të rritet”, – titullon revista e njohur sportive franceze.

Mesfushori italian ka shkuar nga jë i paprekshëm te transferimi. PSG-ja refuzoi verën e kaluar ofertën e Barcelonës, duke rezistuar për Verrattin, por tashmë vullneti i klubit nga “Parc des Princes” mund të ndryshojë. Me ardhjen e Neymar dhe Mbappé, ai ka pushuar së qenuri figura e ardhshme e projektit parizien. Dhe mediat po e kritikojnë atë, se, në moshën 25 vjeçare, duhet ende të piqet për të kontrolluar durimin e tij.

Trajneri i tij e theksoi dje nevojën që Verratti të mësojë, për ta mbajtur kokën të ftohtë në kohët e stresit: “Është e vërtetë se ai është një lojtar me shumë karakteri. Ne bisedojmë me të dhe nuk është hera e parë që tregon se mund ta përmirësojë temperamentin e vet. Duhet ta menaxhosh zhgënjimin në lojëra, sidomos në ndeshje të mëdha. Por, unë nuk kam asnjë dyshim mbi të. Marco ka përparuar dhe do të vazhdojë të bëjë kështu. Eshtë shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e PSG-së. Vetë ai e di se ka nevojë për për t’i përmirësuar disa gjëra, në këtë proces do të vazhdojë të rritet”.
Megjithatë, PSG-ja mund ta ketë të vështirë për të gjetur një rrugëdalje. Barça ofroi 100 milionë euro një vit më parë, por interesi i skuadrës katalanase tashmë është ftohur. Nëse Verratti vazhdon me hezitimin e tij për të luajtur në Premier League, opsionet e tij do të jenë shumë të kufizuara.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400