Vjen reagimi i presidentes së Kroacisë: Është e mundur, jemi në finale

22:53 / E mërkure, 11 Korrik 2018

Kombëtarja e Kroacisë është në finale të Kupës së Botës për herë të parë në histori të kombit të tyre.

Këtë sukses Kroacia e ka arritur pas fitores 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale

Kualifikimi në finale ka entuziazmuar kroatët dhe presidenten e tyre, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Ajo menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka shprehur emocionet e saja në Facebook, duke uruar po ashtu popullin kroatë.

“Njerëzit e mi, është e mundur. Bravo, të Zjarrtit. Bravo, të gjithë tifozëve. Kroacia është në finale”, ka shkruar Kitarovic

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400