Willian: Messi mund të bëjë çfarë të dojë në fushë

09:01 / E mërkure, 14 Mars 2018

Ylli i Chelseat, Willian kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të kenë shumë kujdes ndaj Leo Messit

Chelsea nesër do të takohet me Barcelonën në Camp Nou, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve.

Para kësaj ndeshje Willian ka folur para mediave, ku kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të jenë të vëmendshëm me Leo Messin, i cili mund të bëjë çfarë të dojë në fushë.

“A e keni frikë Messin? Ne e njohim Messin dhe Barcelonën shumë mirë. Ka lojtarë me kualitete të mëdha”, tha Willian.

“Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Messi është i veçantë dhe mund të bëjë çfarë të dojë në fushë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm nga ajo që bën ai”, u shpreh ai në fund.

Barcelona dhe Chelsea do të takohen nesër në Camp Nou nga ora 20:45.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400