Willian nis hetime për një letër të falsifikuar me nënshkrim të tij

23:11 / E enjte, 02 Gusht 2018

Ylli i Brazilit dhe Chelseat ka nisur një hetim për një nënshkrim të falsifikuar të tij në një dokument që “ka qarkulluar edhe në tregun e futbollit”

Anësori i Chelseat ka urdhëruar avokatët e tij që të marrin veprime ligjore për një letër të “falsifikuar” e cila autorizon edhe ndryshimin e ambientit.

Brazilianit ka shpërndarë një dokument në instagram të enjten me një deklaratë që denoncon autorësinë e saj.

Letra, në të cilën Willian thotë se “po qarkullon në tregun e futbollit”, përmend sanksionimin dhe ndryshimin e përfaqësuesve të tij nga 15 gushti.

Letra vinte pasi që 29 vjeçari është në qendër të spekulimeve për tu transferuar në Real Madrid dhe në Manchester United.

“Dua që të qartësoj që kurrë nuk e kam nënshkruar një letër të tillë, përmbajtjen e të cilës e mohoj tërësisht”, shkroi Willian në Instagram.

“Në fund, këtu shihet që nënshkrimi i im qartë është falsifikuar, apo është keqpërdorur, dua ti informoj avokatët e mijë që të procedojnë me aspektet ligjore në gjykatë për ta vërtetuar letrën”, shkruan tutje në letër”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400