Yerry Mina pas prezantimit te Barça shpërblehet me një Audi

17:06 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Barcelona ditë më parë zyrtarizoi kalimin e Yerry Minas nga Palmeiras.

Mbrojtësi erdhi te klubi spanjoll për 11.8 milionë euro, por menjëherë kë nënshkruar një klauzolë prej 100 milionë euro.

Sot (e shtunë), ai është prezantuar para tifozëve në Camp Nou, ku është pritur nga një numër i madh i tifozëve të skuadrës katalunase.

Në fund kolumbiani ka fituar edhe një makinë Audi Q7+ etron quattro, kjo pasi marka e veturave Audi është sponsor i klubit.

Çmimi i kësaj veture është rreth 90 mijë euro dhe tani lojtari mund të shfrytëzojë atë për të udhëtuar në qytetin e bukur të Barcelonës.

Lionel Messi kishte zgjedhur një Audi RS 6 Avant.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400