Ylli i Chelseat kishte probleme me shëndetin mendor pas kritikave nga tifozët

15:41 / E diell, 05 Gusht 2018

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, e kishte pasur të vështirë t’i përballonte kritikat pas disa performancave jo të mira me klubin e tij sezonin e kaluar.

Transferimi i tij në klubin londinez i kishte emocionuar tifozët, e posaçërisht pasi që ai kishte zgjedhur të shkonte në Chelsea në vend të rivalëve, Manchester Unitedit. Megjithatë, kur Morata nuk arriti të shënojë gol në disa ndeshje me radhë, vetëbesimi i tij ishte shkatërruar, transmeton Gazeta Express.

“Nuk doja të dëgjoj askënd, vetëm doja të qëndroja në shtëpi. Ndoshta nuk ishte depresion, por ishte diçka e ngjashme”, ka thënë Morata.

“Në futboll, mendja është shumë e rëndësishme dhe vitin e kaluar unë nuk isha në një vend të mirë mendërisht. Kjo pasi që erdha në Chelsea me pritshmëri të mëdha se kisha shumë presion për të performuar mirë”.

Sulmuesi spanjoll kishte mundësinë të largohej nga Stamford Bridge këtë verë, por vendosi të mos e bëj këtë dhe të luftojë për vendin e tij në Chelsea.

“Do të ishte shumë e lehtë të largohen nga Chelsea këtë vit. Unë mund të isha kthyer në Itali, pasi që gruaja ime është italiane. Kisha edhe oferta për më shumë para në Spanjë, por dua të luftojë dhe vendosa të qëndroj te Chelsea”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400